Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes: Ka disa pengesa që nuk po kalohen në formimin e institucioneve

01/31/2020 00:04
nga:Gazeta Blic

Deputeti i VV-së, Shpejtim Bulliqi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se në formimin e koalicionit VV-LDK ka pengesa të cilat nuk po kalohen.

Tutje ai ka thënë se shumë pak akterë brenda LDK’së përfaqësojnë atë që njihet si “fryma rugoviane”.

“Fryma rugoviane nuk ka qenë më bë pengesa”, ka thënë Bulliqi.

“Ka qenë më bë lëshime dhe shpesh ka përbirë gjëra shumë më të vështira, vetëm e vetëm që mos të cenohet interesi i Kosovës. Andaj nëse sot dikush tani në këtë kohë del kundër formimit të institucioneve nuk i takon frymës rugoviane”, shton ai.

Tutje Bulliqi thotë se nuk ka komunikuar që një kohë të gjatë me ish-bashkëpartiakun e tij, Agim Veliun, dhe shton se LDK’ja nuk përfaqësohet nga persona të cilat kanë marrë votat.

E thotë Ismet Beqiri: Albin Kurti na zuri në befasi

01/21/2020 23:54

Deputeti i Vetëvendosjes: Konjufca u zgjodh kryeparlamentar për fajin e LDK-së