Lajme

Deputeti i PDK-së: Do të befasoheni me numrin e zyrtarëve të LDK-së dhe VV-së që përfituan nga privatizimi

10/20/2020 00:04
nga:Gazeta Blic

Nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Hetim të Privatizimit, Gazmend Bytyqi, thotë se do të hetohet i gjithë procesi i privatizimit dhe se do të bëhen publik emrat e të gjithë atyre që përfituan nga keqpërdorimet.

Sipas Bytyqit qytetarët do të befasohen me politikanët që përfituan jashtligjshëm. Tha se listës i prijnë zyrtarë të LDK’së dhe VV’së.

“Publiku do të befasohet me shumë prej emrave dhe eksponentëve të partive të tjera, eksponentë të lartë të Lidhjes Demokratiket ë Kosovës, të Vetëvendosjes dhe të partive të tjera që do të dalin se janë privatizues ose që kanë privatizuar indirekt’, tha ai.

Deputeti i PDK’së tha se kjo parti gjithmonë është akuzuar për privatizim të egër.

“Nëse ka ndonjë parti që është gozhduar, anatemuar e ndaj të cilës është bërë një fushatë e madhe ndoshta deri në linçim të PDK’së ka qenë procesi i privatizimit. Ne kemi marrë këtë përgjegjësi që të hetojmë të gjitha rastet e hetimet. Nuk jemi kundër privatizimit dhe atyre që kanë privatizuar në mënyrë të ndershme’, tha Bytyqi.

“Nuk do të amnistojmë asnjë nga ata që kanë bërë keqpërdorime të pronës publike. Ne qytetarin tonë do ta informojmë saktë se çfarë ka ndodhur. Është një nga autorizimet që kemi nga Kuvendi i Kosovës”, theksoi ai.

“Më 23 qershor PDK në emër të 24 deputetëve nënshkrues ne kemi iniciuar këtë komision dhe përmes këtij komisioni tentojmë që t’i japim përgjigje disa prej pyetje që janë kyçe”, tha Bytyçi.

“Me interes është që të zbardhim këtë çështje, të hetojmë dhe si Komision që më në fund të dalim me një raport te detajuar se kush ka privatizuar, çka ka privatizuar e kush ka përfituar nga ky privatizim , qofshin ata individë ose grupe të biznesi dhe listën e ndërmarrjeve që e kAnë ndryshuar destinimin’, shpjegoi ai.