BLIC.TV

Deputeti i LVV-së: Qeveria Hoti është në shërbim të nevojave të oligarkëve

12/11/2020 21:03
nga:Y I

E dikush nga partia që ishte në pushtet për vetëm 50 ditë, vlerëson se trajtimi i punëtorëve dhe bizneseve private, ishte shumë më i mirë në kohën e Qeverisë Kurti.

Fitim Uka, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se Qeveria Kurti dhe kjo aktuale, kanë një diferencë të madhe në raport me ndihmën që iu është ofruar qytetarëve përgjatë kësaj kohe.

“Në fakt nuk do të mund të bëja një krahasim mes Qeverisë Kurti dhe kësaj qeverie ilegale edhe me vet faktin se filozofia e punës së qeverisë Kurti ka qenë krejt tjetër e mbështetur apo e përqënduar në nevojat që i kanë bizneset e ndryshme dhe mbi të gjitha puëntorët . Derisa kjo qeveri ilegale ka pas një plan ad -hoc madje ky plan i rëmëkmëbjes ekonomike ka qenë vetëm në disa paragrafe që flet shumë për seriozitetin e qasjes që kanë në raport me problemet ekonomike në vend “

“Të dyja kanë pasur një fokus diametralisht të kundërt derisa qeveria Kurti është mbështetur në nevojat e punëtorëve kjo qeveri është në shërbim të nevojave të oligarkëve këtë e ka treguar edhe miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike që në fund me amandamentet e deputetëvë të pushtetit ju ka bërë favore të mëdha ndërmarrjeve të mëdha apo oligrakëve që qëndrojën prapa këtyre ndërmarrjeve “ deklaroi Uka për dokumentarin “Expose” raporton Gazeta Blic.