Lajme

Deputeti i Listës “Guxo” kërkoi largimin e Vitisë, vjen reagimi i Gërvallës: Ia heqi kapelën ministrit të Shëndetësisë!

08/26/2021 23:35
nga:Gazeta Blic

Drejtuesja e Listës “Guxo”, Donika Gërvalla i ka dalë kundër deputetit të partisë së saj, Burim Karameta i cili kërkoi dorëheqjen e Vitisë nga ministri i Shëndetësisë.

Ajo teksa postoi një fotografi me Vitinë, tha se ia heq kapelën, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Heq kapelen para kolegut tim, Arben Vitia.
Me përkushtimin, profesionalizmin, zellin, modestinë dhe qetësinë që e karakterizojnë, Arben Vitia menaxhoi në mënyrë shembullore sfidat me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë pandemisë. Shumë nga afër i kam përcjellur betejat e tij të shumta, të vogla dhe të mëdha, në Kosovë dhe jashtë saj, për sigurimin e vaksinave kaq të nevojshme për Kosovën.
Më 22 mars 2021 patëm trashëguar nga qeveria paraprake jo vetëm 0 vaksina, por edhe 0 kontrata, ndërkohë që shtetet e tjera shumicën e kontratave i kishin lidhur që në vjeshtën dhe dimrin e vitit të kaluar. Me ndihmën fillimisht të partnerëve ndërkombëtarë dhe më pas me lidhjen e kontratës direkte me kompaninë Pfizer, edhe në Kosovë , edhe pse me mjaft vonesë, arritën më në fund vaksinat dhe vaksinimi filloi në masë. Ndërkohë janë dhënë mbi treçerek milionë vaksina.
Varianti i ri i virusit dhe rritja e madhe e rasteve të reja e ka vënë të gjithë botën para një sfide. Numri i rasteve tragjike po na trondit të gjithëve çdo ditë e më tepër. Përvoja edhe e shteteve të tjera tregon se shtrëngimi i masave dhe përshpejtimi i vaksinimit janë rrugëdalja e vetme.
E sigurtë që edhe këtë sfidë do ta kalojmë së bashku. Kemi edhe kaq shumë punë para vetes.

Në linkun në vijim e gjeni reagimin e Karametës:

“Thyhet” koalicioni VV- Lista “Guxo”: Karameta kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Arben Vitisë