Lajme

Deputeti i LDK-së kundër Albin Kurtit: Hiqeni taksën urgjent ndaj Serbisë, po e kërkon SHBA

03/02/2020 17:34
nga:E Sh

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se tema për taksën nuk do duhej të zhvillohej sot në seancë, pasi thotë se taksa është dashtë të hiqet më herët, kur ka kërkuar ShBA, pasi sipas tij, kërkesa e tyre është më e fuqishme se çdo debat në Kosovë.

Selmanaj tha gjatë seancës që po mbahet për taksën se, ndarja e territorit është ndalë falë opozitës së legjislaturës së kaluar dhe qëndrimit individual të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, por jo falë taksës së vendosur nga ky i fundit.

“AAK nuk ka pasë idenë pse po vendoset kjo taksë, por kur e ka pa sa popullore është ka thënë nuk po e heqi hiç, po e lëmë. Tash këtu krejt debate e shihni, qëllimi dhe efekti i taksës ka qenë ‘e kemi ndalë ndarjen’. Nga kush e keni ndalë ndarjen? Nga presidenti Thaçi. Domethënë ju e pasket vendosë taksën kundër presidentit e jo kundër Serbisë. Në të njëjtën kohë duke vebndosë taksën keni vazhdu udhëhejqen me PDK-në, a nuk është kjo paradox. Kjo temë është e shpifur, nuk jemi të vërettë me njëri tjetrin, po shesim përralla për njerëzit që po na shikojnë. Tarifën me Serbinë, nuk kemi mujtë me i ndalë as ç’njohjet as ndarjen si proces, por e kemi ndalë Hashimin mos me vazhdu. Po du me besu që si opozitë ndarjen e kemi ndalë por duke i falënderu edhe qëndrimit individual të z. Haradinaj, jo me tarifë, por me qëndrim zyrtar të kryeministrit duke thënë që kjo nuk është zgjidhje. Këtu mund t’ia atribuoj suksesin, por jo tarifës dhe kjo del që po e përdorim Serbinë si argument vetëm kur po degradojmë në qeverisje. Serbia nuk na ka faj pse jemi keq, pse nuk po dijmë me qeverisë, pse po vjedhim vendin , pse po e sakatojmë vendin, faji është te ne”.

“Është e qartë, ju nuk po doni me e thënë, Amerika po na thotë me e heqë taksë, dhe unë pa mendu dy herë, pse mos me e heqë sepse Amerika po na e thotë. Çlirimin e Kosovës e kemi marrë vteëm kur ka dashtë Amerika, jo kur kemi dashtë ne. pavarësinë e Kosovës e kemi marrë kur ka dashtë Amerika, jo kur kemi dashtë ne, njohjetiI kemi marrë sepse ka dashtë Amerika, jo pse kemi pasë ne kapacitet me e bindë dikë, përpos Shqipërinë asnjë vend nuk kishim mundë me e bindë për njohje. Kjo temë duhet të përfundojë. Tarifa është dashtë të hiqet dje, jo sot, për shkak të një kërkese të qartë të Amerikës”.

05/13/2020 13:10

Driton Selmanaj i ashpër me Vjosa Osmanin: Nuk merrem më me të!