Lajme

Deputeti i LDK-së jep sinjale se marrëveshja me VV-në është afër: Puna është mirë

01/25/2020 16:52
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Haxhi Avdyli, me optimizëm është shprehur se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje janë afër marrëveshjes për koalicion qeverisës.

Avdyli, një gjë të tillë e tha duke ironizuar me zyrtarët e ish-koalicionit PAN dhe anëtarët e PSD-së, të cilët sipas tij po shkruajnë “zi e terr” rreth mundësisë së koalicionit VV-LDK.

“Si të shihni që politikanët e PAN-it e PSD-së , dhe të ” pavarurit ” e varur nga ata, të shkruajnë zi e terr e me nervoz ndaj mundësisë së koalicionit VV-LDK, kuptone që puna është mirë. Ndryshimi po iu dhemb shumê”, ka thënë ai, përmes një reagimi të publikuar në profilin e tij në “Facebook”.