Lajme

Deputeti i LDK-së: Ia konfirmuam Delawies që qeveria s’ka legjitimitet për ta udhëhequr vendin, e as Thaçi dialogun

07/20/2018 18:50
nga:A. R.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar për bisedën që deputetët dhe kryetari i LDK-së, e ka zhvilluar gjatë ditës së sotme me ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Në një përgjigje për Gazetën Blic, Abdixhiku ka thënë, se ky takim ka qenë i rregullt, që LDK i mban me përfaqësuesit amerikan në Kosovë.

Përveçse, për dallim nga kohët e fundit, pjesë e takimit ka qenë edhe vetë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili sipas Abdixhikut, ia ka konfirmuar ambasadorit amerikan, se qeveria e Kosovës, nuk ka legjitimitet për ta udhëhequr vendin, e aq më pak ta udhëheq dialogun Kosovë-Serbi.

“Ishte vazhdimësi e takimeve të rregullta që LDK i mbanë me përfaqesuesit e SHBA-ve në Kosovë. Në takimin e sotëm, kryetari Mustafa e rikonfirmoj qëndrimin e pandryshueshëm të LDK-së, të kryesisë, degëve, anetarësisë e grupit parlamentar – në lidhje me jolegjitimitetin e institucioneve të Kosoves si dhe me procesin dialogues me Serbinë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka shtuar se presidenti Thaçi nuk ka kompetenca për ta udhëhequr dialogun me Serbinë, duke ripërsëritur se LDK, nuk do e mbështet qeverinë në këtë proces.

Lumir Abdixhiku, LDK

“Për LDK-në, qeveria e tanishme ka abstenuar nga roli i saj kushtetues, ndërsa Presidenti i vendit nuk ka kompetenca kushtetuese të bartë këtë dialog. Rrjedhimisht ne nuk mbështesim dhe nuk do të mbështesim pakicën parlamentare në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin. Udhëtimet e tyre i konsiderojmë si të pautorizuara dhe pa legjitimitet qytetar; së këndejmi të dëmshme për vendin.”, ka thënë Abdxhiku.

Deputeti i LDK-së, është shprehur se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, sepse sipas tij jolegjitimiteti i qeverisë Haradinaj, ka shkuar deri aty, sa që nuk e kanë shumicën bazike për të kaluerën edhe ligjin më të thjeshtë.

“Mbi të gjitha, pozita e tanishme ka humbur legjitimitetin e saj. Ajo nuk ka shumicën bazike për të kaluar edhe ligjet më të thjeshta të vendit. Prandaj zgjedhjet e parakohshme janë të paalternative”, tha deputeti i LDK-së.

Lumir Abdixhiku, deklaratën e tij për Gazetën Blic, e ka përfunduar duke thënë se LDK kërkon qeveri të re dhe legjitime, e cila do ti udhëhiqte vetë bisedimet me Serbinë, duke krijuar konsensus nacional dhe të mbikëqyrura nga Kuvendi i Kosovës.

“Ne kërkojme zgjedhje te reja, qeveri legjitime, dhe proces dialogues që bartet nga Qeveria e Kosovës e mbikqyret nga Kuvendi i saj. LDK pas zgjedhjeve të reja do të barte këtë proces dhe do të ndërtojë koncensuz nacional”, ka përfunduar Abdixhiku.

LEXO EDHE :

Gaxherri jep detaje nga takimi i Mustafës me Greg Delawie

 

10/21/2019 19:15

Lutfi Haziri, tash me një deklaratë ‘tjetër’ për koalicionin me Vetëvendosjen