Lajme

Deputeti i LDK-së: Ende nuk kam vendosur nëse do ta votojë këtë qeveri!

04/29/2020 11:19
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ende nuk dihet se a do të votoj Qeverinë e Re, LDK-AAK-NISMA-AKR.

Interesimi i madh për votën për apo kundër të Ardian Shalës për formimin e Qeverisë vjen pas votës së tij kundër mocionit të 25 marsit ndaj Qeverisë “Kurti”.

Në një prononcim për IndeksOnline, deputeti Shala ka thënë se ende nuk ka vendosur për qëndrimin përfundimtar të tij.

Shala ka thënë se për momentin është më dy menje dhe në Kuvend do të dihet se a do ta votoj Qeverinë e Re apo jo.

Deputeti i LDK-së ka shtuar se pas kërkesës së votuesve të tij për të votuar pro Qeverisë LDK-AAK-NISMA-AKR, ende është duke u këshilluar me qytetarë dhe struktura të partisë.

“Me të thënë të drejtë jam duke u konsultuar me shumicën e anëtarësisë dhe qytetarët. Nuk kam ndonjë përfundim definitiv. Është një kërkesë e shumicës së qytetarëve se duhet të ua dëgjoj zyrën e tyre dhe të ndjek rrugën e strukturave, është e vërtet që strukturat lokale në Suharekë, pasi që shumicën e votave i kam nga Suhareka.

Kanë një kërkesë që t’i dëgjoj ata, megjithëse unë dihet qëndrimi im si ka qenë për votimin e Qeverisë së kaluar, unë kam qenë për një Qeveri të shpresës. Nuk e di deri në momentin e votimit.

Do të këshillohen ende me njerëz, ende do të marr informata për opinionin përfundimtar do të dihet në Kuvend, deri atëherë nuk kam ndonjë qëndrim që të them jo apo po, jam mes – mes.

Kërkesave e njerëzve që më kanë votuar më bën me dy mendje por do të dihet në Kuvend pastaj”, ka thënë ai.

Ndryshe, Avdullah Hoti, i nominuar i Lidhjes Demokratike (LDK) për kryeministër të ri ka paralajmëruar se sot do të finalizohen marrëveshjet e koalicionit qeverisës.

05/29/2020 11:14

Isa Mustafa: Seanca për votimin e Qeverisë mbahet të shtunën ose të hënën