• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deputeti i Kuvendit kërkon bashkim opozitar dhe protesta gjithë popullore

09/13/2018 20:50
nga:Q F

Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës Korab Sejdiu, po konsideron se bashkimi opozitar dhe protestat gjithë popullore janë mundësia e vetme që kanë mbetur, për ta nxjerr Kosovën nga kriza e cila e ka kapluar.

Sejdiu ka thënë se protestat tashmë janë i vetmi mjet legjitim e kushtetues për ta rrëzuar këtë pushtet që po e dëmton vendin.

“Sekreti i daljes nga kjo krizë është bashkimi i forcave opozitare dhe protesta gjithë popullore, duke marrë parasysh se të gjitha institucionet legjitime janë të bllokuara, kështu që i vetmi institucion legjituimues e kushtetues që I mbetet opozitës së bashkuar, që përfaqëson mbi 63 % të votës popullore është që të përdor protestat si mjet për ti dërguar porosi të qartë këtyre pushtetarëve se këta nuk kanë me vend në këto institucione”

Sejdiu në një intervistë dhënë Gazetës Blic, ka thënë se ai personalisht është duke punuar me intensitet të shtuar për ta bashkuar opozitën, e madje që në mesin e tyre të sjell edhe persona tjerë të vullnetit të mirë, për tu bërë bashkë në kauzën kundër kësaj qeverie.

/GazetaBlic/

Linkun e plotë të intervistës :