• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Deputeti i komisionit për Siguri: Jo vetëm nga polica, ikje ka nga FKS-ja, këto veprime urgjente duhet t`i marrë Qeveria

10/23/2023 10:17
nga:N M

Një anëtar tjetër i komisionit për çështje të Sigurisë, Anton Quni nga LDK-ja, thotë se kërkesat e policisë janë më se urgjente që duhet të plotësohen nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai thotë se Policia e Kosovës përkundër kërkesave dhe pakënaqësive që kanë, po e kryejnë detyrën e tyre në mënyrën më profesionale të mundshme

“Tani të gjithë jemi të vëtëdijshëm se Policia e Kosovës më kërkesat e tyre, me nevoja të tyre shumë të aryeshme ka nevojë për një trajtim më korrekt nga autoritetet e qeverisë, po besoj që Qeveria, mazhornaca, do të tregojnë mirëkuptim. Natyrisht duke u bazuar në rolin e Policisë së Kosovës, sensitivitetin e situatës, angazhimin e tyre në ambient dhe detyra të veçanta ku ata përkundër të gjitha këtyre mangësive, kanë treguar që janë të gatshëm që t`i përmbushin të gjitha detyrat që parashtrohen pranë tyre”, thotë Quni për emisionin “Expose”.

“Është e vërtetë sa ata marrin vetëm mbështetje verbale, por deri më sot Qeveria nuk ka treguar gatishmëri që t`i plotësoi kërkesat e tyre, për momentin policia e Kosoës është më së dobëti e trajtuar me paga me beneificone që do të duhej të ju takonte, po shrpesoj qe Qeveria do të reflektoj dhe deklarimet e tyre në mbështetje të policisë të jenë edhe në përputhje me veprimet e Qeverisë”, tha Quni.

Ky deputet i LDK-së ka ngritur edhe një shqetësim tjetër se largime ose ikja nga institucionet, ka edhe nga radhëte Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Quni thotë se Qeveria, përvec policisë, duhet edhe FSK-së dhe AKi, t`iu rriten pagat dhe kushtet.

“Kjo është një përpjekje e jona që ta përmërisojmë standardin, mirëqenien e çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës. Ne do të vazhdojmë në pafundësi që t`i shfryëzojmë të gjitha mundësitë tona, të gjitha mekanzimat legal, të pranueshme që Qeveria më në fund të kujdeset për këtë kategori”, thotë ai.

Sipas tij, është një trend i përgjithshëm që rinia e Kosovës po largohen nga Kosova, nuk e shohin një përspektivë dhe kjo do të duhej të ishte një shqetësim për Qeverinë e Kosovës, por në veçanti kjo dukuri përpahet edhe në institucionet e sigurisë siç janë Policia e Kosovës dhe FSK.

“Është koha e fundit që Qeveria të ndërtojë një strategji se si do të sigurojë që këto institucione të ruajnë vitalitetin e saj, të jenë operacionale dhe të jenë në funskion  të qyetetarëve  të Kosovës. Unë po besoj që autoritetet e Qeverisë, pas një reflektimi dhe pas një kuptimi të situatës reale, do të duhej të marrë masa urgjente që Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, AKI-së t`i trajtojë me prioritet të veçantë, këto janë organizatat bazë që sigurojnë sundimin e rendit dhe ligjit dhe krijimin e një ambienti të sigurt, nëse këto çështje nuk merren parasysh, atëherë Qeveria do të përballet me shumë sfida që do të jetë shumë vështirë t`i menaxhojë në të ardhmen”, thotë Quni.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?