Lajme

Deputeti i AAK-së me akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti: Ai po kërkon anarki, ai është pakicë

03/22/2020 15:25
nga:Gazeta Blic

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i ka reaguar Kryeminstrit Kurti me anë të një postimi në Facebook.

Sipas tij, Kurti po kërkon anarki në Kosovë, por kjo nuk do të lejohet të ndodhë.

Ai ka shkruar se ‘ne jemi shumica, kurse Kurti është pakicë’.

Lexoni postimin e tij:

Albini po kërkon anarki.

Pas tenxhereve e sirenave, pasuan sulmet e militantëve të tij ndaj fjalës së lirë.

Jemi më të vendosur se kurrë me qu në shtëpi këtë mashtrues.

Për këtë vend janë bërë sakrifica brez pas brezi.

Ka ende burra e gra që nuk ia lejojnë të e shkatërrojë Kosovën që e ndërtuam me djersë e gjak.

Nuk na le përshtypje zhurma e tenxhereve të militantëve tu.

Sikur ne partitë e tjera të ftojmë elektoratin tonë në këso protesta do të ushtonte Kosova.

Ne jemi shumica. Ti je pakicë.

03/31/2020 09:08

​Haradinaj: Jemi gëzuar kur e kemi rrëzuar Kurtin nga Qeveria!