Lajme

Deputeti i AAK-së kërkon nga VV që të protestojnë kundër Albin Kurtit

01/12/2020 16:18
nga:B. D

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, përmes një shkrimi në “Facebook”, është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka besim as tek vetja por as tek Lidhja Demokratike e Kosovës duke thënë [mbase ironikisht] se kjo parti duhet të protestojë kundër Albin Kurtit.

Syla ka shkruar se Vetëvendosje duhet të protestojë kundër liderit të saj, Albin Kurtit.

Kujtojmë se kryetari i deritashëm i AAK-së dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duket se ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë.

Postimi i tij i plotë:

Siç duket VV nuk ka besim as te vetja e aq më pak besim në LDK.

Protesta kundër zajednices kishte siç kishte kundër pakos së Ahtisarit.

E tash si do ja bëjnë?!

E di se deputetëve nuk ju bëhet vonë, se tash marrin edhe rrogat, po çka do të ndodh me punëtorët, kur dihet që pa miratim të buxhetit që nga Marsi nuk do të ketë paga?

VV është mirë me protestu tash kundër Albinit!

Siç duket VV nuk ka besim as te vetja e aq më pak besim në LDK. Protesta kundër zajednices kishte siç kishte kundër…

Publiée par Gazmend Syla sur Dimanche 12 janvier 2020

02/29/2020 00:13

“Ne i themi z. Kurti mos e heqni taksën”