Lajme

Deputeti grek futet në intubim për shkak të gjendjes së rënduar nga Covid-19

3 vite më parë
nga:Y I

Deputeti grek Filippos Fortomas është futur në intubim nën kujdesin intensiv për shkak të gjendjes së rënduar nga koronavirusi.

Mësohet se deputeti i Demokracisë së Re në Greqi është shtruar në Spitalin 251 i Aviacionit të Përgjithshëm.

Raportohet se Fortomas ka simptoma të rënda dhe gjendja e tij është kritike.

Mediat greke raportojnë se Filippos Fortomas kishte marrë dozën e parë të vaksinës më 6 maj dhe dozën e dytë të AstraZeneca më 20 korrik.

Ai nuk kishte arritur të merrte dozën përforcuese.