Lajme

Deputetëve nuk u intereson Kuvendi, seanca dështon për të dytën herë radhazi

05/15/2019 14:18
nga:L H

Edhe pse nisi me 1 orë vonesë seanca plenare e paraparë për t’i shqyrtuar rreth 59 pika të lënë gjysmë nga seancat e kaluara është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit për në orën 13:30.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të mos kalimit të pikave të rendit të ditës për arsye të mos arritjes së numrit të nevojshëm të votave.

Mirëpo, edhe pas pauzës, Kuvendi sërish ka dështuar që ta vazhdojë seancën plenare.

Këtë e bëri të ditur nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti e cila tha se do të japim një njoftim pas mbledhjes së kryesisë.

“Kuvendi nuk ka kuorum kështu që po i ndërpresim punimet këtu dhe ju njoftojmë pas mbledhjes së kryesisë”, tha ajo./Gazeta Blic