Lajme

Deputetët takojnë qytetarët në Mitrovicë

07/13/2018 08:01
nga:A. R.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon organizimin e aktivitetit Ditët e Kuvendit.

Gjatë takimeve publike nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet sot në Mitrovicë, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Në takim do të marrin pjesë deputetët Arban Abrashi, Bekim Haxhiu, Muharrem Nitaj, Milaim Zeka dhe Bahrim Shabani. /K

01/19/2020 10:21

Kuvendi jofunksional, rreth 200 mijë euro për pagat e deputetëve