Lajme

Deputetët nesër shqyrtojnë Raportin e progresit të Maqedonisë

04/23/2018 13:58
nga:A. R.

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, së bashku me Komitetin e Përzier Parlamentar RM-BE do të mbajnë mbledhje me rastin e Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 nga ana e Komisionit Evropian.

Sipas njoftimit, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, do ta hap mbledhjen.

Ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar, do ta prezantojë Raportin e progresit.

Në mbledhje fjalim do të mbajë edhe Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

Pikëpamje përfundimtare në mbledhje do të jap Daniel Server nga Universiteti “Xhon Hopkins” në Uashington.

Konferenca do të përfundojë me miratimin e Konkluzioneve të Përbashkëta.

12/02/2019 18:03

Del raporti paraprak i dëmeve të tërmetit, 3811 banesa dhe 461 pallate të dëmtuar rëndë