Lajme

Deputetët me dy e më shumë punë

01/08/2020 09:07
nga:B. D

Përveç pozitës në Kuvendin e Kosovës, deputetët mbajnë edhe punë të tjera si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Si deputetët e legjislaturave të kaluara, ashtu edhe ata që për herë të parë janë bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, përveç pozitës së deputetit, mbajnë edhe punë të tjera. Ligji obligon ata që në afat prej 15 ditësh të deklarojnë se cilën pagë dhe cilën punë do ta kenë parësore, shkruan sot gazeta Zëri.

Përveç pozitës në Kuvendin e Kosovës, deputetët mbajnë edhe punë të tjera si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Edhe pse ligji përcakton qartë se ata nuk mund të ushtrojnë pozita të larta shtetërore e të jenë pronarë e bashkëpronarë në aktivitete biznesi, në të cilat mund të kenë konflikt interesi, ky ligj nuk i ndalon ata të punojnë në disa punë tjera.

Megjithatë, edhe në këtë legjislaturë ka deputetë që vazhdojnë të jenë pronarë të bizneseve e po ashtu të punojnë në fusha të ndryshme, si mjekë e mësimdhënës.

Monitorues të punës së Kuvendit thonë se që nga momenti i marrjes së mandatit deputetët obligohen të deklarojnë pagën e tyre primare dhe atë sekondare. Pagën primare deputetët e marrin të plotë, ndërsa pagën sekondare e marrin përgjysmë.

06/11/2020 22:47

Vozitën me shpejtësi të madhe, deputetët përfundojnë me makinë në pishinë