Lajme

Deputetët mblidhen në Kuvend

12/26/2019 14:56
nga:B. D

Seancën e sotme konstituive do ta udhëheq deputeti më i vjetër dhe më i ri në moshë.

Sipas kësaj, seancën do ta udhëheqin dy mandatarë të Lëvizjes Vetëvendosje e që janë: Jahja Koka 71 vjeç dhe Fjolla Ujkani 22 vjeçare.

Ata dy tashmë ndodhen në sallën e Kuvendit ku për pak do të nis seanca.

I pari që ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës është kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, pretendenti për kryeministër të Kosovës.

Pas tij, në Kuvend kanë mbërritur edhe Jahja Koka, deputeti më i vjetër dhe Fjolla Ujkani deputetja më e re, të dy nga Vetëvendosja.

Seanca konstituive pritet të nisë në orën 15:00.

Në seancën e sotme konstituive deputetët e rinj do të betohen, ndërsa parashihet edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

05/17/2020 22:57

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës!