Lajme

Deputetët e PSD-së ka muaj që u ndan nga Vetëvendosje, por në rrjetet sociale ende figurojnë si të jenë pjesë e saj

06/18/2018 13:43
nga:Gazeta Blic

Ndonëse kanë kaluar muaj që kur 12 Deputetët e Partisë Socialdemokrate kanë (re)formuar partinë, ende në llogaritë e tyre në rrjetin social Facebook, vazhdojnë të mbajnë fotografitë që i lidhin me ‘dashurinë e vjetër’, Vetëvendosjen.

Në një kërkim që u ka bërë “Gazeta Blic”, profileve të Deputetëve të PSD, shihet se mbajnë ende fotografitë kur këta deputet ishin pjesë e Vetëvendosjes.

Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate, Shkodran Hoti në një prononcim për “Gazeta Blic”, tha se nuk ka ndonjë arsye politike se përse fotografitë e Deputetëve sa ishin pjesë e Vetëvendosjes, po, vazhdojnë t’i mbajnë në profilet e tyre.

“Nuk ka ndonjë arsye politike për këtë, por atyre që iu ka ngelur ndonjë foto është krejt për arsye teknike”, ka deklaruar Hoti për Gazeta Blic.

 

Në fotografi: Shpend Ahmeti, tashmë Kryetar i PSD.

 

Ish- Nënkryetarja e VV: Aida Dërguti, tashmë pjesë e PSD.

E sapo të hyni në llogarinë, e tashmë Anëtarës së PSD, Aida Dërguti mund të shihni se ajo në profil mbanë fotografinë me sloganin “me zemër”, me të cilin Vetëvendosje, kandidojë në zgjedhjet e 11 qershorit, ndërsa, në kopertinën e llogarisë së Dërgutit, shohim logon e PSD. Që në njëfarë mënyre krijon një lloj konfuziteti tek qytetarët e vendit.

Përçarja në Vetëvendosje për herë të parë u bë publike, në momentin kur në media u publikua biseda mes anëtarëve të VV-së në platformën Viber, ku Dërguti e quajti ‘mut’, Albin Kurtin, por edhe pse e ofendoi Deputetja, Aida Dërguti në llogarinë e saj po vazhdon të mbajë fotografi, ku në krahë ka Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

 

Ish-Kryetari i Vetëvendosjes: Visar Ymeri tashmë anëtar i PSD.
Ish deputeti i VV-së: Dardan Molliqaj tashmë pjesë e PSD. 

 

Ish-Deputeti i VV tashmë Nënkryetar i PSD, Dukagjin Gorani.

Më poshtë gjeni fotografinë të cilën Dukagjin Gorani vazhdon ta mbanë në kopertinën e tij, Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kolegët aktual të partisë së re. 

Ish-Deputeti i VV-së: Faton Topalli
Foto e publikuar në llogarinë e Deputeti, Frashër Krasniqi.

 

Mbishkrimi i fotografisë: “Alternativë”, fotoja e realizuar në njërin nga tubimet e Vetëvendosjes, teksa fjalimin po e mbante Albin Kurti.

 

Dardan Sejdiu në kohën sa ishte në Vetëvendosje.

 

Ish-Nënkryetari i VV-së: Dardan Sejdiu tashmë pjesë e PSD.
Ish- Deputetja e VV-së: Shqipe Patina tashmë pjesë e PSD.

 

Ish- Deputeti i VV-së: Salih Salihu

Ish-Deputetja e Vetëvendosjes, Besa Baftiu vazhdon të mbajë në profilin e saj fotografinë me Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti e kolegun, Sami Kurteshi.

 

Ish- Deputeti i VV-së: Fisnik Ismaili tashmë pjesë e PSD.

Kujtojmë që në Seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës, ka pasur përplasje të ashpra dhe herë pas here me ofendime personale, mes Dardan Molliqaj të PSD dhe Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes. Në Kuvend ofendohen e as nuk po flasin mes tyre, por në Facebook ende iu figurojnë fotografitë nga e kaluar, a po provojnë kështu Deputet e PSD, të mbajnë një pjesë të elektoratit të VV-së, apo është vetëm çështje teknike dhe këto foto shumë shpejt nuk do të shihen më në profilet e tyre.

/GazetaBlic/ 

 

08/23/2019 01:58

Ekskluzive || Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor: Nisma e AKR shkojnë bashkë në zgjedhje!