Lajme

Deputetët e Parlamentit Evropian i shkruajnë Merkelit: Liberalizojani vizat Kosovës

06/27/2020 14:49
nga:Gazeta Blic

Deputetët e Parlamentit Evropian i kanë dërguar letër kancelares gjermane, Merkel, të cilës i kanë kërkuar që t’i liberalizohen vizat Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Është kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ai i cili e ka bërë publike një letër të tillë të europarlamentarëve.

“Faleminderit deputetëve të Parlamentit Evropian për letrën drejtuar Kancelares Merkel, ku i kërkojnë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania që fillon më 1 korrik 2020”, ka shkruar Hoti, teksa e ka publikuar letrën.

https://gazetablic.com/pse-u-njoftua-për-aktakuzën-ndaj-thacit-e-veselit-pa-u-konfirmuar-nga-gjykata-deklarohen-zyrtaret-e-speciales/

08/13/2020 13:44

Apeli i Hotit: Situata epidemiologjike është e rëndë, masat kufizuese të respektohen detyrimisht