Lajme

Deputetët e PAN-it: Kjo është e vërteta e takimit me Albin Kurtin për Gjykatën Speciale

01/04/2018 11:21
nga:M H

Dy deputetët e PAN-it, kanë hedhur poshtë disa spekulime në medie, ku thuhej se  Albin Kurti dhe liderët e PAN-it,  janë takuar gjatë ditës së kaluar për të biseduar rreth ligjit për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën, tha për ‘Gazeta Blic’, se nuk  ka pasur ndonjë takim mes liderëve të PAN-it dhe Albin Kurtit.

“Absolutisht jo, nuk ka pasur asnjë takim”, tha ai.

Po ashtu një gjë të tillë e ka kundërshtuar edhe deputetja e AAK-së Time Kadrijaj.

Kadrijaj ka thënë se nuk ka ndonjë informacion, nëse ka pasur ndonjë takim.

“Nuk kam informata nëse ka pasur ndonjë takim mes tyre”, tha ajo për ‘Gazeta Blic’.

Ndërsa para 10 ditësh 43 deputetë kishin mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme ku do të shfuqizohej kjo gjykatë. Thirrjes së kësaj seance të jashtëzakonshme i kishte paraprirë një peticion i nisur nga shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Megjithatë, më 23 dhjetor kishte dështuar mbajtja e kësaj seance, për faktin që VV dhe LDK e bojkotuan mbledhjen e Kryesisë, duke pamundësuar kuorumin, dhe kësisoj thirrjen e seancës.

Ky hap i liderëve të vendit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale kishte nxitur reagime të shumta ndërkombëtare.Ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie ka theksuar se ky veprim i liderëve të vendit është thikë pas shpine ndaj SHBA-ve. Edhe me i ashpër ishte ambasadori britanik, O’Conel, i cili veprimin e liderëve të vendit për shfuqizimin e Speciales e ka quajtur si natën më të rëndë për Kosovën që nga lufta.

Ndryshe, Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kjo gjykatë do të ishte ngarkesë për Kosovën dhe do ta dëmtonte imazhin e vendit.“Kosova ka qenë dhe mbetet vend shembullor për respektimin e ligjit nacional dhe ndërkombëtar, e kemi dëshmuar në kohë të OKB-së, në Hagë, e tash edhe të EULEX-it.

Edhe një gjykatë është ngarkesë për Kosovën dhe një planin e jashtëm e dëmton imzhin e vendit”, tha Ramush Haradinaj.

Në anën tjetër, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se asnjë iniciativë e qytetarëve dhe deputetëve që është në përputhje me Kushtetutën nuk është përplasje me bashkësinë ndërkombëtare./GazetaBlic./

01/16/2018 12:12

Nisma merr këtë drejtori në Prizren