Lajme

Deputetët e AAK-së: Nuk e votojmë demarkacionin nëse hiqet raporti i Bulliqit

02/24/2018 15:17
nga:A. R.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka konfirmuar nëse ka ndonjë marrëveshje rreth partive të koalicionit për demarkacionin dhe që raporti i Komisionit Shtetëror të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi të mos hy në votim.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë për lajmi.net se nuk e di nëse është arritur një marrëveshje e tillë dhe se AAK është pajtuar që të hiqet raporti i Bulliqit.
Por, ajo  ka thënë se nuk do ta jap votën nëse raporti i tij hiqet.

“Flas personalisht se nëse raporti i Komisionit Shtetëror hiqet nga votimi, unë nuk do ta jap votën”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se nuk ka informata nëse është arritur një marrëveshje çfarë është raportuar në media.

Edhe deputeti i tjetër i kësaj partie, Rasim Selmanaj ka thënë se nuk beson që marrëveshja e arritur parasheh heqjen e raportit të Komisionit Shtetëror.

Madje ai ka thënë se ky raport nuk duhet të hiqet.

“Jo, nuk e kam parë marrëveshjen, por nuk e besoj që është heq raporti i Bulliqit dhe as që dua me besuar. Raporti i Bulliqit duhet me qenë patjetër në ligj. Nuk ka mundësi të hiqet”, ka thënë Selmanaj

Një marrëveshje për ratifikim të demarkacionit është raportuar se është arritur, një gjë të tillë e ka thënë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli

01/18/2020 20:48

‘Lajmërohet’ Ramush Haradinaj: Thotë se është i gatshëm për oferta koalicionesh