Gjyshja e deputetes Blerta Deliut, ka ndërruar jetë. Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë vetë deputetja nëpërmjet një shkrimi të bërë në ‘Facebook’, njofton Gazeta Blic.
Deliu, ka bërë një shkrim prekës për gjyshen e saj.
Shkrimi i plotë:
Nana Hajri na la!
Mbramë para mesnate i mbylli sytë përgjithmonë gjyshja jonë.
Për pak ditë gjyshja nuk e priti përvjetorin e Rezallës. Me 5 prill bëhen 20 vjet prej kur forcat serbe i’a vranë djalin më të vogël axhën Bedri. Emrin e tij kurrë se lëshoi prej goje. Hjekat e mërzinë e saj ja kam pa sa herë e kam kqyrë në sy. Lumtunija e saj më e madhe ishin Buqi e Drini, dy djemt që axha i la të vegjël, dy nipat që u kujdesën për të deri ne momentet e fundit të jetës.
“Po ma hjekin mallin e djalit, oj loke”, thojke shpesh kur malli për të ia rëndonte zemrën.
E Rezalla, vendi ku ajo i kishte kujtimet, rrënojat e shtëpisë së zbrazët e të djegur ku ajo kishte kalu me shumë se gjysmën e jetës ishin dhimbja e saj më e madhe.
Nana Hajri u kthye sot në vendin ku prehen dy djemt e saj, në tokën në të cilën deshi të jetojë përherë, po kthehet pranë atyre që fort i deshi.
Pusho e qetë gjyshe.
Të pushoftë shpirti në përjetësi ?