Lajme

Deputetë shkojnë në pauzë, seanca vazhdon në orën 18:00

09/14/2018 14:35
nga:Gazeta Blic

Seanca plenare e cila është vazhdim i asaj të djeshmes është ndërprerë. Kjo pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë pauzën e drekës.

Diskutimi i fundit ka qenë për miratimin e projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Një pjesë e deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së nuk kanë qenë në sallë.

Partitë opozitare nuk po pranojnë të marrin pjesë në seanca derisa në rend të ditës të jetë rezoluta e propozuar nga ta që ka të bëjë me ekipin negociator për bisedimet në Bruksel.