Lajme

Deportimi që përfundoi miqësinë mes “Gjarprit” dhe “Lulit”, dhe fillimi i betejës mes Hashimit e Kadrisë!

03/30/2018 18:33
nga:Gazeta Blic

Deklarata e djeshme e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, me rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, ka përmbyllur epokën e miqësisë dy dekadëshe ndërmjet tij e Hashim Thaçit.

Siç merr vesh “Gazeta Blic” thyerja përfundimtare ndërmjet dyshes Thaçi- Veseli, u reflektua edhe sot, kur presidenti i vendit, e leshoi takimin e liderëve.
“Hashim Thaçi në takimin e liderëve sot, vetëm ua tha disa fjalë në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, sidomos pas asaj që ndodhi ditën e djeshme dhe e lëshoi takimin”, thonë këto burime.

Në 3 muajt e fundit esklalimet politike mes Thaçit dhe Veselit, që deri atëherë mbaheshin jashtë publikut, të paktën 3 herë kanë dalur më skenë.

Së pari me Gjykatën Speciale, kur Kadri Veseli me një letër të gjatë i doli kundër nismës së Hashim Thaçit.

Thyerje ndërmjet tyre pati edhe kur u formua qeveria dhe u nda “torta e pushtetit”. Merret vesh se marrëveshjen me AKR-në e kishte arritur Thaçi, dhe prezantimi i kësaj marrëveshje e kishte “heshtur” Kadri Veselin.

Ne fillim të kësaj jave ndodhi edhe përplasja e dytë kur Presidenti ishte personi i vetëm që morri vendimin për arrestimin e Marko Gjuriq. Dhe e treta, e fundit njëkohësisht ishte deportimi i shtetasve të kërkuar nga Turqia. Pas saj dhe reagimit të Veselit, burimet e Gazeta Blic, thonë se ka pas edhe eskalime verbale mes tij e Thaçit.

Problemet mes Thaçit dhe Veselit natyrisht se nuk janë te sotme e as të reja. Ato nisën qysh nga ditët e para kur Thaçi u largua nga PDK për të ja liruar këtë vend Veselit. Problemi doli sepse Thaçi asnjëherë nuk u largua nga PDK, dhe Kadri Veseli deri sot për asnjë moment nuk arriti të shndërrohet në lider të partisë. Veseli nuk arriti të bëhet Hashimi i PDK.

Dyshja e “pandashme” e PDK-së, me thyerjen e djeshme, hapin epokën e re- atë politike dhe mbyllin epokën disa dekadëshe të miqësisë.

Nga mbrëmë dhe tutje PDK më nuk do të jetë si deri më tani. Ndarja nuk është klasike, dhe më shumë ngjanë me krijimin e dy fraksioneve. Njëri i Thaçit e tjetri i Veselit.

Në grupin e atyre që do të vazhdojnë ta njohin Hashim Thaçin si “de fakto” kryetar , e tek të cilët Veseli nuk ka arritur të konsolidohet si lider.

Dhe grupi i dytë, ai i Kadri Veselit, i cili grup është kryesisht i përbërë nga bashkëpunëtorët e dikurshëm të ish- shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës.
Legjendat thonë se ishte Luli që ftoi “Gjarprin” në LPK. Më pas “Gjarpri” në PDK e mori “Lulin”. Nga dje më nuk ka asgjë mes “Gjarprit” dhe “Lulit”. Ata janë tashmë Hashim dhe Kadri, të dy në betejë politike me njëri-tjetrin.

09/25/2018 15:06

Hashim Thaçi del dorë për dore me Lumen në New York, veshja e zonjës së parë ju lë pa fjalë