Lajme

Deponitë ilegale, problemi kryesor i mjedisit në Kosovë

11/11/2017 19:59
nga:A K

Në Kosovë ka numër të madh të deponive ilegale. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, premton zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi, pasi që sipas saj, qeveria ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për këtë sektor.

Këtë njoftim ajo e bëri gjatë një aksioni që ka ndërmarrë organizata “Ta pastrojmë Kosovën” për pastrimin e një pjese të qytetit të Suharekës, raporton KTV.

Lidhur me ndalimin e përdorimit të thëngjillit, Reshitaj ka thënë se ende janë duke punuar për gjetjen e alternativave të tjera për zëvendësimin e thëngjillit.

Sipas anëtarëve të “Let’s do it Kosova”, problemi i mbeturinave mund të zgjidhjet vetëm përmes riciklimit.

Besnik Shabiu, anëtar i “Let’s do it Kosova”, tha se problemet e mjedisit në vend janë aq të mëdha sa nuk mund t’i fshehim dhe konkretisht, ky problem i mbeturinave do të bëhet serioz.

Në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” kanë marrë pjesë edhe dy kandidatët për kryetar të komunës së Suharekës, Sali Asllanaj dhe Bali Muharremaj.

11/20/2017 12:36

Gjuriq: Lista Serbe fitues absolut i zgjedhjeve lokale në Kosovë