Lajme

Deponia “kancerogjene’ në Istog, që po mbyt kafshët e po helmon njerëzit, Komuna nuk reagon

10/11/2018 19:26
nga:Q F

Deponia e fshatit Tuqep në Istog, po shkatërron ajrin e më shumë se pesë fshatrave të kësaj pjese, si pasojë e djegieve të mbeturinave, që bëhen nga zyrtarë të Ministrisë se Ambientit.

Sipas banorëve të kësaj zone, kur mbeturinave u vihet flaka, tymi i tyre prek fshatrat Kerrnin, Bollopoj, Veriq, Osejan e deri të fshati Gurrakoc.

Ata thonë se e kanë lajmëruar këtë çështje në komunën e Istogut, më shumë se 8 herë, por që kjo e fundit nuk është marrë me shqetësimet e banorëve.

Në fotografi të dërguara nga banorët, shihet se si pasojë e tymit, kanë ngordhur edhe disa kafshë që janë pranë deponisë.

Në një rrëfim për Gazeten Blic, Rrezart Geci banor i kësaj ane, ka thënë se ky tym është kancerogjen dhe se mëngjeset sidomos janë të mbuluara me tym të kësaj deponie.

“Unë jam një 18 vjeçar e jetoj në një tym kancerogjen, që nga mëngjesi deri në mbrëmje unë dhe të tjerët thithim tym të mbeturinave.
Ky tym prek edhe gjithë fshatrat në rrethinë përfshirë Kerrnin, Bllopoje,Veriq, Osejan,e deri tek fshati Gurrakoc.
Komplet ne mëngjes dhe në mbrëmje jemi te mbuluar nga tymi te cilin e ndezin vet Punonjësit e Ambientit”
ka thënë Geci.

Ai ka shtuar se është ankuar 8 herë në Komunë por që askush nuk ishte marrë seriozisht me këtë problem.

“Ne kemi bërë apel te Komuna jonë Istog, por ata nuk u morën aspak me ne.

Sot ka qen hera e 8 që kemi bërë apel në Komunën e Istogut….
ma nuk dimë ku mu drejtu..”
është shprehur Geci për Gazetën Blic.

Më poshtë ju sjellim foto dhe video nga kjo deponi.

/GazetaBlic/