Lajme

Dënohet me kusht personi që sulmoi ekipën e Gazeta Blic, në Veri të Mitrovicës

07/02/2020 17:53
nga:A. R.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar me 1 vjet burgim me kusht, Milan Xhonin, personi i cili me 23 mars të këtij viti, kishte sulmuar fizikisht ekipin e Gazeta Blic, në Veri të Mitrovicës.

Ai është dënuar me 1 vit burgim me kusht, nën akuzën për kanosje dhe sulm fizik ndaj personit zyrtar.

Sipas vendimit të Gjykatës, Milan Xhonit nuk do i ekzekutohet burgimi prej 1 viti, me kusht që i njejti brenda një periudhe dy vjeçare, nuk do të bëjë ndonjë vepër penale.

” Dënohet me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, dënim i cili nuk do të ekzekutohet me kusht që i pandehuri brenda periudhës kohore prej dy viteve, pas plotfuqishmërisë së këtij aktvendimi, nuk kryen ndonjë vepër të natyrës së njejtë penale, apo të natyrës më të rëndë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Ekipi i Gazeta Blic, me 23 mars të vitit 2020, kishte shkuar në Veri të Mitrovicës, për të realizuar një dokumentar rreth me produkte ushqimore nga kjo pjesë e Kosovës, pasi që në atë kohë, veçse kishte filluar përhapja e pandemisë COVID-19.

Me të arritur në vendngjarje, gazetarët Nebih Maxhuni dhe Diamant Bajra dhe kameramani, Arsim Rexhepi, ishin sulmuar fizikisht nga disa banorë të veriut të Mitrovicës.

Sulmin ndaj tyre e kishin dënuar institucionet vendore, shoqëria civile dhe organizata të gazetarëve.

Sulmohet ekipi i Gazeta Blic në veri të Mitrovicës