Sporti

Dëmtohet Rashford, Manchester United alarmohet para sfidës me Sevilla-n

04/08/2023 23:45
nga:E K

Manchester United mund të ketë humbur sulmuesin kryesor, Marcus Rashford në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Europa League kundër Sevillas.

Në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Everton, Rashford në përpjekje për të kontrolluar topin ndjeu një tërheqje muskulore në ijë dhe kërkoi një zëvendësim.

Sipas raportimeve të medieve britanike “Djajtë e Kuq” do duhet të presin deri në përfundimin e të gjithë testeve të duhura për të marrë përgjigjen për gjendjen e Rashford.