Sporti

Dëmtimi i Salah më serioz se sa dukej, largohet nga kombëtarja e Egjiptit

11/13/2019 10:33
nga:Lorik J

Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah është larguar nga kombëtarja e Egjiptit dhe ai nuk do të luajë këtë javë në Kupën Nacionale të Afrikës – për shkak të një goditje që pësoi në këmbë.

27 vjeçari pësoi një goditje në kyçin e këmbës së majtë gjatë një përballje me Fernandinho’n në pjesën e parë gjatë ndeshjes me Manchester Cityn në Anfield, përcjell GazetaBlic.

Ai ishte i gatshëm të luajë dhe madje shënoi një gol mjaft vendimtar për fitoren e Liverpoolit, para se të zëvendësohet në minutën e 87’të.

Salah mbërriti në Egjipt në stërvitje të hënën dhe mezi priste të merrte pjesë, por dëmtimi i tij sipas doktorit të Egjiptit – Mohamed Abu-El Ela ishte më serioz dhe dëshiron kohë për rikuperim.

/GazetaBlic/

 

 

12/14/2019 14:11

Supergol në “Anfield”, zhbllokohet më në fund sfida Liverpool-Watford