Sporti

Dëmtimi i Kjaer ndryshon strategjinë e merkatos së Milanit, ja lojtarët që mund të transferohen në San Siro në janar

12/02/2021 17:33
nga:E K

Simon Kjaer do t’i nënshtrohet një operacioni në gju nesër, që do të thotë se Milani do të duhet të ndryshojë strategjinë e transferimit dhe të kërkojë një mbrojtës të ri në janar.

Kjaer pësoi një lëndim në gju gjatë fitores 3-0 të “Rossonerëve” kundër Genoas të mërkurën dhe do t’i nënshtrohet një operacioni nesër, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjigantët e Serie A nuk kanë dhënë ende një përditësim mjekësor për kapitenin e Danimarkës dhe koha e tij e rikuperimit nuk dihet ende, por Kjaer pritet të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini tha të hënën se “kuqezinjtë” nuk po planifikonin të sjellin fytyra të reja në afatin kalimtar të janarit, por, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, plani i klubit do të duhet të ndryshojë.

Milani ka vetëm Fikayo Tomori, Alessio Romagnoli dhe Matteo Gabbia në qendërmbrojtës, ndaj një mbrojtës i ri do të nevojitet në afatin kalimtar të dimrit.

Sipas ‘Calciomercato.com’, Gleison Bremer i Torinos është në krye të listës së blerjeve, por konkurrenca për mbrojtësin brazilian është e ashpër.

Benoît Badiashile i Monakos, Facundo Medina i Lens dhe Caleb Okoli, aktualisht në huazim te Cremonese nga Atalanta janë gjithashtu në radarët e klubit.

Rikthimi i Mattia Caldara nga huazimi i tij te Venezia është një tjetër opsion që Milani ka.

Në kërkim të mbrojtësit të duhur, “rosonerët” tashmë kanë ndryshuar strategjinë e tyre të transferimit.