BLIC.TV

Demiri komenton deklaratat e Xhavit Halitit, thotë se në Prizren erdhën pa luftuar me trupat serbe

04/19/2019 23:13
nga:FL.B

Oficeri Ushtarak i UÇK-së, Fadil Demiri ka folur ekskluzivisht për emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin” rreth rolit që ka pasur operacioni “Shigjeta”, me ç’rast ka treguar nëse ky operacion ka qenë po aq me nam sa edhe beteja e Koshares.

Sipas tij, përparimi që është bërë në terren me anë të këtij operacioni, nuk mund të krahasohet me atë të Koshares, pasi që edhe rolin nuk e kanë pasur të njëjtë.

Përparimi në terren nuk ka qenë aq sa ka qenë në Koshare, por edhe roli i operacionit u kanë pak tjetër. Roli i operacionit “Shigjeta” ka qenë me depërtua në territor, por roli kyç ka qenë me i detyru njësitë serbe me dal prej fortifikatave të cilat pastaj i ka godit NATO.” – ka thënë Demiri.

I pyetur se me këtë deklaratë ai po nënkupton që operacioni “Shigjeta” ka pasur rolin e një këmbësorie në shërbim të forcave ajrore të NATO-s, ky i fundit e ka pohuar një gjë të tillë.

Mundemi me thënë ashtu. Qat mision e ka pas. Do të thotë edhe në mungesë të përparimit të madh në terren, se ka qenë edhe terreni mjaft i vështirë….” – ka treguar ndër të tjera, Fadil Demiri.

Kur u pyet nëse qëndrojnë deklaratat e nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti i cili pak kohë më parë kishte treguar se trupat e NATO-s i kanë gjetur me 12 Qershor në hyrje të Prizrenit, në kuadër të operacionit ”Shigjeta” të cilën njëkohësisht e konsideronte si më të suksesshme se sesa betejën e Koshares, Demiri ka deklaruar se në Prizren kanë arritur të vijnë, por shton se këtë nuk e kanë bërë me luftë, kjo pasi sipas tij, trupat serbe janë tërhequr vet nga kjo pjesë dhe se për këtë ka edhe dokumente.

Në Prizren na kemi ardhur, por jo me luftë, në kuptimi, është bërë një përparim, jemi ndal, por mandej është punë ditësh kur ka filluar tërheqja e njësive serbe. Nuk është se është përparuar me lutë – jo. Kështu që ka edhe dokumente për këto,” – shtoi Demiri.

/ © GazetaBlic /

08/26/2019 01:38

Albin Kurti tha se nuk shkon te varri i Ibrahim Rugovës, nxit të komentoj Bajrush Morinën