Merih Demiral është shëruar nga virusi Covid-19 dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Napolit.
Mbrojtësi turk, Demiral, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus sa ishte në grumbullim me kombëtaren e Turqisë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi Italian, Juventus ka njoftuar se Demiral tashmë është shëruar nga virusi dhe ka dal negativ në dy teste të bëra.
Rikthimin e ka lajmëruar edhe vet mbrojtësi me një postim në llogarinë e tij në Twitter.
I’m back. https://t.co/9BdN7tuFAH pic.twitter.com/jyvJCrovBI
— Merih Demiral (@Merihdemiral) April 6, 2021
Megjithatë te klubi nga Torino, mungojnë Bonucci dhe Bernandeschi pikërisht për shkak të infektimit me Covid-19.
/GazetaBlic Sport.