Showtime

Demi tregon strijat, celulitin dhe peshën e tepërt: Duhet ta doni veten ashtu si jeni

04/16/2018 16:15
nga:FL.B

Demi Lovato vazhdimisht ka shpërndarë mesazhe pozitive rreth pranimit të figurës trupore dhe dukjes së femrave.

Në muajt e fundit, këngëtarja ka shtuar në peshë, mirëpo i ka këshilluar fansat që edhe krahas celulitit, strijave dhe barkut jo të tendosur, të vazhdojnë ta duan veten.

Nga fillimi i muajit prill, Lovato ka filluar të publikojë fotografi të trupit të saj në Instagram.

“Strija dhe trashje, por akoma e dua veten”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e njërës prej fotografive, në të cilën vërehet se ka shtuar në peshë.

Disa ditë më pas, 25-vjeçarja ka shpërndarë një tjetër fotografi, në të cilën shfaqej me pantallona të shkurtra dhe një bluzë.

Fotografinë e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Celulit, por akoma e dua veten”.

Derisa shumë nga fansat kanë komentuar se nuk shohin celulit në këmbët e këngëtares, ajo ka sqaruar në komente se ka përdorur filtër në fotografi.

“Kam celulit njësoj si 93 për qind e femrave. Ajo që shihni në Instagram, nuk është gjithmonë ashtu si duket. Duhet ta pranojmë atë që jemi”, ka thënë këngëtarja.

Megjithatë, në profilin e saj në Instagram janë të pranishme edhe shumë imazhe, në të cilat Demi duket shumë tërheqëse.

Coachellaaaaaa

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

🌹

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on