Lajme

Demi: Qysh e kritikon pushtetin paraprak per Elezin, e dy ditë pasi e fiton pushtetin, e kërcënon me azil Shpend Ahmetin?!

10/09/2019 19:38
nga:Gazeta Blic

Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Agron Demi ka kritikuar mënyrën se si njëri nga zyrtarët e VV-së e ka kërcënuar me azil politik, kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Demi në një shënim në Facebook ka theksuar se është shqetësuese heshtja e VV ndaj gjuhës kërcënuese të zyrtarëve të lartë të saj.

Reagimi i plotë i Demit:

Qysh mundesh me kritiku pushtetin paraprak se e ka detyru me kërku azil Elezin, e dy ditë pasi e fiton pushtetin me kërcënu me azil politik Kryetarin e Prishtinës?

Shqetësuese heshtja e VV ndaj gjuhës kërcënuese të zyrtarëve të lartë të saj.