Lajme

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!

01/23/2019 17:40
nga:Gazeta Blic

Qeveria e Kosovës ka filluar të zbehë qëndrimin e saj deri tani të prerë, karshi taksës ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, pas presionit të ndërkombëtarëve SHBA-së dhe BE-së. E pezullimi i përkoshëm i vendimit për taksën, që po diskutohet si ide nga zyrtarët qeveritarë, nuk pritet të krijojë efekte negative për vendin.

Kështu të paktën mendon drejtori i organizatës “ÇOHUArtan Demahsaj. Sipas tij, me involvimin e SHBA-së në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshja mund të arrihet me shpejtësi dhe pezullimi i taksës do të kontribuonte në këtë proces.

Por, sipas Demhasajt vendi mund të përballet me një sitautë të re me arritjen e marrëveshjes me Serbinë, ku parasheh vështirësi në ratifikimin e saj në Kuvendin e Kosovës. E kjo situatë mund ta shtyej vendin drejtë zgjedhjeve të reja parlamentare, sipas këtij analisti politik. Zgjedhjet në këto rrethana, Demhasaj thekson se do të ishin zgjidhje për të mundësuar më pas miratimin e marrëveshjes me Serbinë.

Nuk është që zgjedhjet janë zgjidhje e problemit në këtë kohë, por ato mund të vijnë pas marrëveshjes me Serbinë dhe duhet të ratifikohet në Kuvend dhe nëse nuk arrihet të ratifikohet në Kuvend atëherë mund të shkojë vendi në zgjedhje që të ketë një përbërje të re në Kuvend, potencialisht për të krijuar numrat e nevojshëm për miratimin e marrëveshejs që mund të arrihet”, tha Demhasaj për “Gazeta Blic”.

A po ashtu u deklarua edhe rreth rezultatit të zgjedhjeve dhe koalicionet e mundshme qeveritare. Ndërkaq, duke komentuar idenë e Presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve, u shpreh se një gjë e tillë është vështirë e realizueshem si rezultat i kundërshtimit të faktorëve politik në vend.

  • Në vazhdim mund ta ndiqni intervistën me të:

Gazeta Blic: Presioni ndërkombëtar nga ShBA dhe BE siç duket ka nisur ta dobësoj qëndrimi e qeverisë për taksën ndaj Serbisë. Mendoni se do të dorëzohet qeveria e Kosovës?

Demhasaj: Në një far mënyrë është vërejtë se ka fillu një zbutjë karshi taksës nga ana e qeveritarëve dhe në momëntin kur shtohet presioni sa më afër që mund të jenë qëndrimet e të dy palëve për arrijen e një marrëveshje që po syunohet me u arrit mund të qenë zbutja ende më e madhe e qeverisë që mund të pasojë edhe me pezullim të përkohshëm të taksës, kështu që po mendoj se në rast se ka shkëndija se një marrëveshje e tillë ekziston dhe mund të arrihet shpejtë mund të ndodh pezullimi i taksës.

Gazeta Blic: Nëse do të hiqet taksa, cili do të jetë efekti? Kush humb dhe kush fiton pas terheqjes së këtij vendimi?

Demhasaj: Këtu nuk mund të flasim për humbje dhe fitim, efekti i taksës është bërë si reaksion ndaj Serbisë për shkak se po e pengon Kosovën në rrugën e saj dhe përmes kësaj takes është tentu që me ndiku të qëndrimi i Serbisë karshi Kosovës, ku si qëllim final ka qenë edhe njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë në rast se shihet se marrëveshja është mundshme dhe shpjet mund të arrihet në një far mënyre qëllimi po arrihet, ndryshe taksa ka pasur edhe reagim në popull, një sensibilizim që mos me I ble produktet serbe dhe mund të ndodh që edhe pas pezullimit të taksës, nuk besoj që do të ketë blerje të produtkeve serbe në shkallën që janë blerë para se të vendoset taksa, kështu që nuk mendoj se ne humbim nëse e pezullojmë përkohësisht.

Gazeta Blic: Dialogu me Serbinë ka hyrë në fazën përmbyllese, mendoni se do të ketë marrëveshje me Serbinë

Demhasaj: Derisa tashmë janë involvuar edhe Shtetet e Bashkaura të Amerikës në një proces të tillë unë besoj që gjasat për tu arritur një marrëveshje janë  dhe unë mendoj që domosdoshmërisht I duhet Serbisë që të arrij një marrëveshje që do t’i hapte rrugë asaj në integrim në Bashkimin Evropian sepse pa I zgjedhur problemet me Kosovën, Serbia nuk mund të përmbush kapitullin 35 që e ka për integrim kështu që është edhe shtytje për Serbinë që duhet t’i jap zgjidhje këtij problem që mund të mos mbesin të bllokuar edhe më gjatë.

Gazeta Blic: Presidenti Thaci, ka përmendur disa herë një “marrëveshje të dhimbshme” me shtetin serb, çka në të vërtetë fshehet pas saj? Eksizton mundësia e ndarjes së Kosovës?

Demhasaj: Tash derisa kemi parë idenë e Presidentit që në një far mënyrë ka përmendur korrigjim të kufirit e po ashtu ka përmendur edhe shkëmbim territoresh, ndoshta këtu është ajo që presidenti po e deklaron si të dhimbshme sepse mund të humbim territorin e Kosovës, ndoshta edhe mund ta marrim një pjesë të territorit  nga Serbia, që i bie për Preshevën dhe disa fshatëra rreth saj, kështu që kjo mund t’i bie ajo që presidenti po e quan të dhimshme. Por, se sa ka gjasa të ndodh kjo tash është vështirë për me prognizu këtë por i gjithë faktori politik në Kosovë qëndron kundër një ideje të tillë të korigjimit dhe shkëmbimit të territorëve dhe është vetëm presidenti ai i cili po e përkrah një ide të tillë, e derisa i gjithë faktori politik është kundër saj vështirë se mund të arrihet një ide e tillë e korigjimit të kufijve.

Drejtori i organizatës “ÇOHU” Artan Demhasaj

Gazeta Blic: Zgjedhjet vazhdojnë të shihen si opsion i duhur nga opozita. Vendi ka hyrë me një fazë të nxehtë të zhvillimeve, numri i grevistëve po rritet dita e ditës, ndërsa dje u kërkua nga Kryeparlamentari Veseli bëhen zvogelime të pagash për funksionarët e lartë, paga këto të cilat vet i kanë kërkuar. A është një lojë kjo e PDK për ta çuar drejt shkarkimit këtë qeveri?

Demhasaj: Partitë opozitare kanë të drejtë gjithmonë për të kërkuar zgjedhje sepse kërkojnë që vet të vijnë në pushtet, është logjik parlamentare për shkak se synojnë pushtetin, në anën tjetër qëndrimi i PDK-së me qu vendin në zgjedhje është humbje edhe për PDK-nsë, sepse kjo parti e ka pjesën me të madhe të qeverisë tash dhe në rast se vendi shkon në zgjedhje rrezikon me humb atë pjesë të qeverisë së ka apo me mbet në opozitë, kështu që nuk besoj se në këto momente i konvenon të shkojë në zgjedhje sepse mund të jetë edhe një humbje e pushtetit nga PDK-ja sepse e dijmë se që nga viti 2007 qëndron në pushtet dhe nuk besoj shumë që mund të ndodh kjo. Nuk është që zgjedhjet janë zgjidhje e problemit në këtë kohë, por ato mund të vijnë pas marrëveshjes me Serbinë dhe duhet të ratifikohet në Kuvend dhe nëse nuk arrihet të ratifikohet në Kuvend atëherë mund të shkojë vendi në zgjedhje që të ketë një përbërje të re në Kuvend, potencialisht për të krijuar numrat e nevojshëm për miratimin e marrëveshejs që mund të arrihet.

Gazeta Blic: Nëse shkohet në zgjedhje a prisni koalicione parazgjedhore, nëse po kush me kë mund te shkojë?

Demhasaj: Është problem me prognozu, sepse po ndryshojnë konsilacionet politike me marrëveshje parazgjedhore dhe pas zgjedhore, por gjasat janë që ka me u tentu me u arrit një qeveri me numra shumë më shumë që të paktën të ketë 80 deputetë në mënyrë që të ratifikohet marrëveshja, por mund të ndodh që të ketën një qeveri LDK-PDK por nuk besoj që mund të bëhet një qeveri LDK-Vetëvendosje për shkak se nëse LDK ka synim me ratifiku një marrëveshje që mund të arrihet,atëherë e ka problem që të ketë përkrahjen e Vetëvendosjes për një marrëveshej të tillë, për shkak se dihet qëndrime e tyre, kështu që është e paparashikueshem kjo situatë kështu.

|Gazeta Blic|

08/18/2019 08:27

Peshkatarja më joshëse në botë kap një peshk 100 kg