Lajme

Demhasaj: Në takimin e ardhshëm LDK-VV, mund të ketë marrëveshje

01/24/2020 11:54
nga:Norë Kelmendi

Afati i fundit kushtetues për bërjen e qeverisë, veç se po afrohet, shkruan GazetaBlic.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë dhënë sinjal se një marrëveshje përfundimtare mes dy palëve, është afër.

Madje nesër pritet të përfundojë edhe afati kohor i ofertës së LDK-së për Vetëvendosjen.

Analisti politik, Arton Demhasaj, tha për GazetaBlic, se në takimin e ardhshëm VV-LDK, ekziston mundësia që këto dy parti të arrijnë marrëveshjen.

Sipas Demhasajt, deri tek arritja e një marrëveshje mes VV-së e LDK-së, mund të vie pas “presionit”  nga i dërguari special i SHBA-së, për bisedimet Kosovës-Serbi, Richard Grenell për Isa Mustafën e Albin Kurtin, se vendi duhet të shkojë para në zhvillim ekonomik por edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Afati kushtetues për bërjen e qeverisë është deri më 4 shkurt, me sa kam informacione të dielën pritet me pasë një takim LDK-ja me VV-në dhe LDK-në kështu që ndoshta pritet me pasë zhvillime pozitive deri në arritjen e marrëveshjes së koalicionit, këtu ja shtoj edhe presionin që është bërë nga vizita e fundit dje, me këtë themi që Grenell ka marrë qëndrime poztive nga VV-ja dhe LDK-ja për çështjen e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes, të dielën nëse mbahet takimi mundet me pasë një marrëveshje të koalicionit, nëse nuk merren vesh VV-ja me LDK-në at’herë VV-ja e ka edhe një javë tjetër për me pa alternativa tjera nëse don, nëse nuk don mundet me shku në Kuvend me formu qeverinë e pakicës, që nuk ja kasha rekomandu askujt një qeveri të tillë, po njëkohësisht mundet me dështu e pastaj presidenti me ia jepë dikujt tjetër mandatin që mundet me pasë prap alternative tjera me u kriju qeveria”, tha Demhasaj.

Tutje, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, sot ka konfirmuar për GazetaBlic se gjatë kësaj jave mund të ndodhë një takim mes VV-së e LDK-së.

Vetëvendosja e LDK-ja pritet të takohen gjatë kësaj jave

06/02/2020 17:13

Sa është e mundshme ideja e Vjosa Osmanit për qeveri tranzitore?! Flet analisti politik!