Lajme

Demhasaj komenton letrat e Thaçit: Presidenti po bën presion tek VV, në mënyrë që të vazhdoj me skenarin tjetër për formimin e qeverisë

04/15/2020 14:23
nga:Norë Kelmendi

Analisti politik, Arton Demhasaj, ka komentuar letrat e presidentit Thaçi në drejtim të liderit të VV-së, Albin Kurti.

Ai tha për Gazeta Blic se përmes letrave Thaçi po mundohet që në një mënyrë ta prishë imazhin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e ditur se për këtë çështje, kushtetuta nuk ka caktuar afat, për mandatarin e ri.

“Përmes letrave presidenti në një mënyrë komunikon me VV-në, duke kërkuar ta dërzojë emrin. Derisa në anën tjetër po komunikon me publikun  duke i tregu që ne po ia japim mundësinë Vetëvendosjes, po ajo s’po don me e shfrytëzu këtë proces. Pra, mendoj që dy janë qëllime të letrave, dhe s’besoj që nuk ka arsye më presidenti me dërgu letra. Fakti që ai e ka dërgu letrën e parë dhe tash duhet me pritë nga VV-ja kurdo që i përgjgjet. Sado letra i shkruan presidenti, është një lloj presioni, në një mënyrë po kqyr me e prishë edhe imazhin e VV-së, në publik se kinse kjo po don me e mbajtë procesin e bllokum, ne e dijmë që para se me u kriju qeveria Kurti, ka qenë një presion i tillë ndaj VV-së, madje atherë i ka vendosë edhe afate”, thotë Demhasaj për GazetaBlic.

Tutje Demhasaj, tha se VV-ja po e përdorë këtë formë, duke e penguar presidentin ta nominojë dikë tjetër nga partitë politike.

“Mendoj që tashmë është bë e qartë që Kushtetuta nuk ka afat të caktum që e obligon VV-në  në këtë rast me dorëzu emrin për kryeministër tek presidenti. VV-ja po e përdor këtë hapësirë kushtetuese, duke e penguar presidentin që ta nominoj pastaj dikë tjetër nga partitë politike. Në kuadër të kësaj presidenti po kërkoj që VV-ja ta dërgoj sa më shpejtë një kandidat ose të heqë dorë nga nominimi për kryeministër, në mënyrë që pastaj presidenti të vazhdoj me skenar tjetër duke u konstultu me partitë tjera politike, duke marrë parasyshë që kushtetuta nuk ka përcaktu afat. Tash do e shohim çka do të ndodhë, a do të hekë VV-ja apo jo dorë, qëndrimet e VV-së janë të qarta që kërkon zgjedhje”, u shpreh ai.

Sot, presidenti i vendit, Hashim Thaçi edhe njëherë i ka shkruar letër liderit të Lëvizjes Vetëendosje, raporton Gazeta Blic.

Në letrën e radhës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar që sa më parë Vetëvendosje ta dërgoj emrin e mandatarit për kryeministër të ri të vendit.

“Kërkoj përsëri nga ju që ta bëni propozimin për kandidatin/en për kryemninistër pa humbur kohë dhe në përputhje me Nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetutese në rastin nr. KO103/14. Unë ju siguroj që brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’I dhënë vendit Qeveri të re me legjitmitet nga Kuvendi i republikës së Kosovës, do të propozoj kandidatin/en për kryeministër për të formuar qeverinë”, thuhet ndër të tjera në letrën që Thaçi i aka dërguar Kurtit, e të cilën e ka siguruar Gazeta Blic.

 

LAJMI I FUNDIT: Thaçi i drejtohet edhe me një letër Kurtit, i jep “ultimatum” për emrin e mandatarit (dok)

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!