Lajme

Dëmet financiare nga zjarret e Australisë pritet ta kalojnë rekordin prej 4.4 miliardë dollarësh

01/08/2020 09:15
nga:B. D

Dëmet ekonomike nga kriza e zjarreve në pjesën lindore të Australisë pritet të jetë më e madhe sesa rekordi i vitit 2009, kur nga zjarret ishin shkaktuar 4.4 miliardë dollarë dëme.

Ekonomistja Katrina Ell tha se këto zjarre do ta dëmtojnë edhe më tutje besimin e konsumatorëve, duke i shkaktuar dëme ekonomisë edhe përmes ndotjes së ajrit dhe dobësimit të disa sektorëve të industrisë, bujqësisë dhe turizmit.

Deri më tash, së paku 8.4 milionë hektarë në tërë vendin janë shkatërruar nga zjarret. Në vitin 2009, nga zjarret ishin djegur 450 mijë hektarë.

Zjarret e vitit 2009 ishin përhapur në një zonë të banuar dendësisht në veri të qytetit Melbourne. Qyteza Marysville ishte shkatërruar pothuajse plotësisht dhe 173 persona kishin humbur jetën.

Nga zjarret që filluan shtatorin e kaluar kanë vdekur 25 persona.

Sipas ekonomistes Ell, dëmet nga zjarret e kaluara kryesisht i kanë prekur ekonomitë lokale, ndërsa zjarret që po vazhdojnë ende pritet t’i dëmtojnë ekonomikisht edhe rajonet që nuk janë prekur nga flakët, shkruan “The Guardian”.

01/13/2020 22:42

Ulja e temperaturave qetëson zjarret në Australi