Lajme

Demarkacioni me Malin e Zi mund të përfundojë në gjykatë, thotë Haradinaj

04/20/2019 21:04
nga:Gazeta Blic

Ende nuk është vendosur asnjë gur në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Madje, kjo çështje, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, mund të përfundojë në gjykatë nëse nuk ka pajtueshmëri mes komisionit të përbashkët.

Haradinaj i ka quajtur rrenacakë ata që kanë thënë se është falur tokë në Çakorr, raporton KTV.

Haradinaj tha se Kuvendi i Kosovës, me një të votë, ka votuar tri dokumente për këtë çështje.

Kryeministri ka thënë se kur liderët përçahen për çështje të atdheut, fitues del armiku.

Haradinaj, këto komente i bëri derisa po merrte pjesë në akademinë përkujtimore për 22 dëshmorët e Brigadës 136 Rugova, në Pejë. Aty u tha se formimi i Brigadës 136 ka qenë një mesazh se rajoni i Dukagjinit ka hyrë seriozisht në luftën për liri.