Uncategorized

Demarkacioni me Malin e Zi: Publikohet materiali i “Komisionit Bulliqi”

12/07/2017 22:41
nga:A K

Qeveria e Kosovës ka publikuar raportin e Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Vijës Kufitare, të cilit i printe Shpejtim Bulliqi.

Këtë lajm e ka shpërndarë anëtari i këtij Komisioni, Florim Isufi. Ai ka treguar se materiali në ueb-faqen e Qeverisë së Kosovës, përbën Raportin; Shkresat dhe kontrolli efektiv dhe Atlasi A1.

Sipas tij, Raporti përmban vlerësimin e punën së ish-Komisionit. Shkresat dhe kontrolli efektiv përbëjnë procesverbalet e ish-Komisionit dhe komunikimet e komisionit aktual me institucionet relevante, ndërsa kontrolli efektiv përmban dokumentacionin origjinal që vërteton ushtrimin e kontrollit të autoriteteve të KSA të Kosovës në territorin i cili mund të mbetet nën administrimin e Malit të Zi.

“Atlasi A1 ka kualitetin e lartë dhe përmban shumë harta, skema dhe profile që vërtetojnë lëvizjen e vijës kufitare në dëm të Kosovës. Në atlas janë përdorur hartat vetëm për të vërtetuar që vija kufitare ka lëvizur, e jo për të treguar se ku duhet të jetë, pasi që ky komision nuk e ka mandatin të bëjë vijë kufitare të re”, ka treguar Isufi.

Materialet mund t’i shikoni duke klikuar në vegëzat e mëposhtme.

http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Raporti_Final_i_Demarkacionit.pdf

12/15/2017 19:56

Demarkacioni në shkurt, vizat në këtë muaj