Në pasditen e sotme u raportua për një largim të mundshëm të Harry Maguire nga Manchester United.
Sipas mediave angleze, Maguire ishte afër kalimit tek skuadra tjetër e Premierligës, Aston Villa, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, eskperti i merkatos, Fabrizio Romano ka raportuar se kjo nuk do të ndodhë.
“Lajmet për marrëveshjen e Harry Maguire ‘të përfunduar’ me Aston Villa tani janë mohuar nga të gjitha palët e përfshira. Nuk ka negociata apo bisedime të vazhdueshme. Maguire pritet të qëndrojë te Man United, pozicioni është shumë i qartë”, raporton Romano.
/GazetaBlic Sport
? Il n’y a pas de discussions entamées entre Aston Villa et Manchester United pour Harry Maguire. ❌
L’Anglais va bien rester chez les Red Devils.
?️ @FabrizioRomano pic.twitter.com/eLIa6ZS4XI
— Vibes Foot (@VibesFoot) January 8, 2023


