Lajme

Deliu thumbon Osmanin për fotografinë e Thaçit: I’a bëre si fëmija

02/04/2020 12:49
nga:Norë Kelmendi

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani për heqjen e fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi nga zyra e saj në Kuvend.

Deliu përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Presidenti aktual, Hashim Thaçi e mabn stemën e ish-Presidentit Ibrahim Rugova edhe pse nuk është e detyrueshme me ligj.

“Logoja simbolike e presidentit Ibrahim Rugova me flamurin dardan, për të cilën nuk ekziston asnjë vendim, asnjë procesverbal dhe asnjë bazë ligjore që e mbështetë mbajtjen e saj, për hir të respektit dhe madhështisë së Hashim Thaçit, ende figuron në zyrën e tij”, ka shkruar Deliu.

Deliu ka kritikuar Vjosa Osmanin pas heqjes së fotografisë së Thaçit duke e quajtur lojë fëmijërore.

“Vjosa Osmani, e cila qysh në ditën e parë të punës bëri shkelje ligjore. Mandati i saj është udhëheqja e organit që nxjerr dhe miraton të gjitha ligjet, por siç edhe dëshmoi, vetë ajo është selektive në zbatimin e legjislacionit të Kosovës. Ky është një standard i ri për institucionet e Kosovës dhe një lojë tërësisht fëmijërore që nxjerr në pah më së shumti papjekurinë politike dhe teket personale të Vjosa Osmanit”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Logoja simbolike e presidentit Ibrahim Rugova me flamurin dardan, për të cilën nuk ekziston asnjë vendim, asnjë…

Publiée par Blerta Deliu sur Mardi 4 février 2020