Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se diplomacia jonë është larg fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Deliu në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Qeveria Kurti dështoi edhe në anëtarësimin e Kosovës në KiE, e edhe në marrjen e një njohje të vetme.
“Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe dështimin në marrje të një njohje të vetme, ajo çfarë po dëshmohet është se diplomacia jonë, është larg prej orbitës së fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, tha Deliut.
Tutje sipas Deliut, arsyeja pse nuk po ka njohje e anëtarësim në organizata botërore, është edhe konfrontimi i Qeverisë Kurti me aleatët.
“Asnjë njohje, asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare, sanksione dhe konfrontim me aleatët”, tha Deliu për GazetaBlic.