Sporti

Delegacioni i Barcelonës arrin në Paris, arsyeja “Neymar”

08/27/2019 11:41
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për telenovelën e shumëpërfolur, “Neymar”, që sipas të gjitha gjasave po realizon episodat e fundit, shkruan GazetaBlic.

Ylli brazilian i PSG-së, po lidhet ngushtë me një kalim në Spanjë, ku dy gjigantët, Real Madrid e Barcelona janë tejet të interesuar për t’i siguruar shërbimet e 28 vjeçarit, me këta të fundit diçka më konkretë.

E përditshmja sportive “Sport” ka publikuar pamje ku përfaqësuesit e Barcelonës shihen në kryeqytetin francez, me synimin e vetëm për të tentuar rikthimin e tij në “Camp Nou”.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat gjatë ditës së sotme, atëherë kur pritet që edhe përfundimisht të mbyllet çështja e shumëpërmendur gjatë gjithë afatit kalimtar, i cili do të mbyllet për pak ditë.

/GazetaBlic/

11/09/2019 22:56

Messi’t i buzëqesh “Topi i Artë”, Barcelona fiton dhe merr sërish kreun e La Ligas