Lajme

Delawie i quajti ‘gjepura’ të gjeturat e Bulliqit, ky është reagimi i Haradinajt

12/06/2017 13:11
nga:D.I

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e ka proceduar në Kuvend raportin e komisionit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe marrëveshjen e nënshkruar të vitit 2015, dhe se është në dorën e deputetëve që të vendosin për këtë çështje.

Por, ai nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e ambasadorit amerikan Greg Delaëie, i cili i ka quajtur gjepura te gjeturat e Shpejtim Bulliqit.

”Qeveria e Kosovës me seriozitetin më të madh e ka trajtuar këtë temë dhe ka marrë me respekt dhe shqetësimet në të kaluarën për marrëveshjet. E kemi shkarkuar komisionin paraprak. E kemi emëruar komisionin e ri të udhëhequr nga profesor Bulliqi”, ka thënë kryeministri.

Kryeministri Haradinaj nuk ka folur për asnjë deklaratë tjetër, por ka komentuar punën e Shpejtim Bulliqit.

“Të gjeturat e këtij komisioni tani janë publike të gjitha. Janë prezantuar në Qeveri. Pra është një proces vërtetë i punuar me respektin më të madh, me seriozitetin më të madh”

“Dhe po ashtu ne e kemi përmbush edhe detyrën tonë, që të gjitha këto të gjetura, marrëveshjen ia kemi kaluar deputetëve, tani ata vendosin. Ne i nënshtrohemi Parlamentit”, thotë Hardinaj.

12/10/2017 22:42

Haradinaj viziton nesër shkollën e Erdoganit