Lajme

Delawie godet raportin e Bulliqit për demarkacionin: Është bërllok

12/05/2017 17:14
nga:anonymous1000144531

Në paralajmërimin e tij ne Facebook, gazetari Adriatik Kelmendi, ka shkëputur pjesë të intervistës me ambasadorin Amerikan Delweie, e cila do te transmetohet sonte ne KTV. Kelmendi ka lënë të kuptohet se raporti i Bulliqit sipas ambasadorit amerikan nuk është gjë tjetër përveç thjesht “gjepura”.

Ambasadorit amerikan të Kosovës, Greg Delawie, raporti i Komisionit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, nuk ia ka mbushur syrin. Për të, ky raport, nuk përmban asgjë më shumë se sa gjepura.

Këto komente Delawie i ka bërë në intervistën që pritet të transmetohet sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin.

Kelmendi ka treguar se çfarë pyetje i ka parashtuar ambasadorit amerikan që lidhen me demarkacionin.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që ndërkombëtarët kanë kërkuar që të votohet Demarkacioni me Malin e Zi.