Lajme

Del sondazhi: Ja sa për qind votuan për PDK-në

08/14/2019 22:14
nga:L H

Mbi 10 mije persona kanë votuar në anketën e organizuar nga ana e RTV Dukagjinit.

Në pyetjen se a shihni PDK-në pjesë e Qeverisë së ardhshme, 27 për qind kanë thënë Po, derisa 73 për qind kanë thënë jo, raporton Gazeta Blic.

E këto sondazhe, deputeti i PDK-së i ka komentuar, duke dhënë një deklaratë interesante. Ai ka thënë se edhe kjo anketë tregon se PDK do të dalë partia e parë.

“Asnjë parti nuk do t’i marrë mbi 25 për qind. Prandaj, e shihni se PDK do të dalë partia e parë me mbi 27 për qind”, tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, raporton Gazeta Blic.

Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të vjen “Qeveria Veseli 1”.