Lajme

Del sondazhi i fundit në SHBA – Biden mposhtë bindshëm Trumpin

07/16/2020 16:39
nga:A. R.

Sipas sondazheve më të fundit, populli amerikan ka vendosur të ndëshkojë kreun e Shtëpisë së Bardhë për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë së koronavirusit në vend. Rivali i tij demokrat Biden ka 52 për qind të mbështetjes, ndërsa Trump vetëm 37 për qind , shkruan CNN.

Joe Biden është në avantazh ndaj Donald Trump. Ish zëvendës presidenti amerikan kandidat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit ka 52 për qind të mbështetjes ndaj 37 për qind të kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë. Janë këto shifrat e publikuara nga një sondazh universiteti i Quinnipiac, sipas të cilit 62% e të intervisturve nuk miratojnë mënyrën me të cilën Trump po menaxhon emergjencën e koronavirusit. 61 për qind prej tyre nuk mbështesin as menaxhimin e rihapjes së shkollave nga ana e admimistratës Trump.

Biden është përpara me pikë në shtete që konsiderohen si të pavendosura. Sipas sondazhit, ish zv/presidenti amerikan është përpara Trump dhe në shtetet si Arizona, Florida, Michigan, Karolina e Veriut, Pensilvani dhe Wisconsin: të gjitha shtete ku qëndrimet politike janë ende të lëkundura dhe të papërcaktuara.