Lajme

Del fotoja e qiftit që u plagosën në Tiranë(Foto)

01/19/2020 23:05
nga:Gazeta Blic

Një çift bashkëshortësh, biznesmenë janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në vilën e tyre në Allias gjatë përleshjes me dy persona që u futën për t’i grabitur.

Të plagosurit janë Petrit Laze 61-vjeç dhe Aferdita Laze 59-vjeçe.

Report Tv mëson se burri, Petrit Laze ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është ende në sallë ku po i nënshtrohet një ndërhyrje, pasi ka marrë një plumb në bark, ndërsa gruaja paraqitet në gjendje më të stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Tronditet Tirana, plagosen me armë çifti i bashkëshortëve

03/15/2020 00:27

Policia jep detaje rreth plagosjes në Prishtinë